Nuk do të ketë më çmime sipas qejfit të drejtuesve të klubeve. Nuk do mbahen më tifozëri me hatër dhe të tjera të mbahen larg. Liga Profesioniste e Futbollit në Francë ka vendosur që të unifikojë tërësisht biletat e sektoreve mik në të gjitha stadiumet dhe në të gjitha ndeshjet e kampionatit.

Natyrisht, që jo çdo kategori do të paguajë njësoj. Kështu, nga sezoni 2019-2020, çmimi i biletave në sektorin mik do të jetë 10 euro për të gjitha ndeshjet e Ligës 1, ndërsa 1.5 euro për të gjitha ndeshjet e Ligës 2. Kjo vjen me qëllimin për të mbushur stadiumet dhe për të lehtësuar transfertat massive të tifozëve, që shpenzojnë jo pak para për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb