Në pamjet e publikuara së fundmi shihet një nga uljet më spektakolare të avionit të pasagjerëve në aeroportin e ishullit grek Skiathos, i cili njihet për aeroportin pranë bregdetit që rrihet nga erëra të forta detare.
Pamjet e linjave suedeze Sunclass Airlines tregonë avionin gjigant që dukej se qëndronte pezull në ajër, mes qiellit mesdhetar blu, teksa sa më shumë i afrohet asfaltit aq më fort duket se lëkundët.
Avionit tip Airbus A321-200 arrin të ulet me forcë duke anuar nga hunda dhe shfaqet sërisht në pistë, duke ruajtur trajektoren e tij.
Rrjeti italian ‘Corriere’ shkruante se erërat e forta detare e kishin zënë mjetin në befasi gjatë zbritjes në aeroportin e Skiathos, edhe pse arriti të ulej vetëm me një dëmtim të vogël në rrotat.
Aeroporti ishullit grek ka qenë gjatë viteve skenë e uljeve spektakolare, por pilotët përgatiten për vështirësinë e tij dhe tregojnë kujdes të shtuar, pasi nuk ka pasur raste fatale.
Vendi është gjithashtu një pikë e preferuar e amatorëve të avionëve që mund të shikojnë uljen nga plazhi i ishullit, i cili është vetëm disa metra larg gardhit të aeroportit.
Avionët shpesh ngrejnë në ajër rërën e plazhit teksa ulen dhe krijojnë erë të fortë për njerëzit në tokë, shkruan Daily Mail.