TIRANË

Sizmiologët në një lidhje telefonike më “News 24” iu bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi vendi pritet të goditet nga tërmetet të tjera, por më intensitet më të ulët.

Ata theksojnë se qytetarët që ndodhen në afërsi të epiqendrës  duhet të tregojnë kujdes të shtuar.

“Qytetarët që ndodhen në afërsi të epiqendrës, duhet të bëjnë kujdes, ne nuk i parashikojmë do tërmetet”-theksuan ata.

Tërmetet kanë shkaktuar panik në qytetin e Durrësit, Tiranës, por edhe në qytetet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për jetë të humbura, por vetëm për dëme materiale. Qytetarët kanë zbaritur me shpejtësi në rrugë, ndërsa shprehen se lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: