TAIWAN

Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur sot lindjen e Taiwanit, rreth 10 kilometra në veri-perëndim të qytetit bregdetar të Hualien dhe në një thellësi 10 km.

Lajmi e bën të ditur Instituti gjeofizik amerikan (Usgs). Për momentin nuk ka lajme për viktima apo dëme.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytetin Taipei, që ndodhet rreth 115 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb