KOSOVE– Dy lëkundje tërmeti janë ndier pas mesnate në një pjesë të Kosovës. Tërmeti i parë me magnitudë 4.0 ballë u shënua rreth orës 2:30, ndërsa i dyti me 2.6 ballë u shënua rreth orës 2:47.

Epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë në fshatin Sudenicë, 8 kilometra larg Istogut, 67 km larg Prishtinës.

Tërmeti është ndjerë në Gjakovë, Skënderaj, Pejë, Mitrovicë në rrafshin e Dukagjinit si dhe pjesë të tjera të vendit.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale nga tërmeti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: