TROPOJE- Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orën e para të mëngjesit në Tropojë. Lëkundjet janë ndjere sot në orën 04:15. Raportohet se tërmeti është regjistruar 70 km nga Podgorica dhe 16 km nga Kosova.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, por vetëm dëme materiale. Kështu, ‘BalkanWeb’ bënë me dije se një pallat ka pësuar një çarje prej 5 cm në tërë lartësinë e tij.

Ndërkohë, tërmet me magnitudë 3 ballë ka rënë dhe në Vlorë, ndërsa thellësia e tij ka qenë 2 km. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 05:09 të mëngjesit. Gjithashtu, lëkundje janë regjistruar edhe 14 km nga qyteti i Gjirokastrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: