Lëkundjet e termeteve vijojnë akoma të ndihen në vend që prej 48 orëve, dhe nuk po dinë të ndalen.

Toka vijon akoma të dridhet dhe kjo ka bërë që qytetarët të jenë akoma në panik e të frikësuar.

Të trembur dhe të frikësuar banorët në Tiranë kanë braktisur banesat e tyre duke zgjedhur të rrinë jashtë shtëpive të tyre për të fjetur në makinat e tyre.

Një video e siguruar nga “BalkanWeb” tregon valët e gjata të trafikut dhe mjetet e parkuara anës rrugës nga qytetarët.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb