ITALI- Sërish lëkundje tërmeti në qendër të Italisë, raportojnë këtë mëngjes mediat italiane. Mes lokaliteteve Amatriçe dhe Akumoli, të prekura nga tërmeti i rëndë i ditëve më parë, janë verifikuar dy të reja, 3.5 dhe 3.2 ballë, përkatësisht në orët 23:36 të së hënës dhe 02:18 të së martës.

Ndërkohë, një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar 49 minuta pas mesnate, në afërsi të lokalitetit Preçi, në Peruxha.

Lëkundje janë ndierë edhe në Marche, Umbria dhe Lazio. Në mëngjes lëkundje 2.8 të shkallës Rihter janë ndierë në Rieti.

Për momentin nuk ka raportime për shembje të reja apo të lënduar, por qytetarët shprehin shqetësimin e tyre.

Instituti Gjeofizik raportoi për lëkundjet e regjistruara nga 23:36 e datës 5 shtator në Amatrice, e të tjera të ndjera më pas në zonat e sipër përmendura.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: