TIRANË-Dëshironi që fytyra juaj të jetë e lëmuar dhe e pastër? Janë disa mënyra dhe në kushte shtëpie që të fitoni një lëkurë pa probleme, shkruan ‘Shendetiim’.
Fillimisht lajeni fytyrën dhe bëni një scrub për të hequr qelizat e vdekura dhe pikat e zeza!

Hapi i parë:

Ja se si ta bëni :Merrni një lugë sodë edhe pak ujë përziejini mirë dhe masazhoni lëkurën për 30 sekonda butësisht! Shplajeni mire edhe fshijeni me peshqir.

E shikoni rezultatin? I përkryer

Hapi i dytë :

Me pas aplikoni një maskë

Unë do t’ju sygjeroja që të aplikonit maskën me dy lugë mjaltë dhe një lugë qumësht!. Aplikojeni masën e krijuar në fytyrë për 20 minuta.

Lëkura juaj do të rrezatojë

Hapi i tretë:

Vendosni një krem hidratues ose nëqoftëse nuk e keni mos përdorni asgjë. Gjithsesi lëkura juaj do t’ju falenderojë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb