Të tjera aktivitete turistike i shtohen Vlorës.

Gjiri i Vlorës do të kthehet në destinacionin e ri të garave ndërkombëtare të varkave me vela dhe sporteve të tjera ujore. Premtimi është dhënë nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan leli, i cili ka postuar edhe një video në rrjetet sociale.

“Gara e Gjirit të Vlorës, pjesë e Regatës të varkave me Vela Brindizi-Vlorë, është fillesa e Vlorës turistike të së ardhmes. Synojmë që gjiri i Vlorës të kthehet në destinacionin e ri të garave ndërkombëtare të varkave me vela dhe sporteve të tjera ujore, shkruan Dritan Leli, Kryetari i Bashkisë së Vlorës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb