Nëpërmjet një postimi në “facebook” Departamenti i Sportit në RTSH ka sqaruar opinion publik në lidhje me lajmet e publikuara për vërejtjen që u kishte bërë 3 gazetareve sportive pas videos ku ata shfaqeshin duke festuar me disa miq të tyre ku ndër të cilët ishin edhe disa futbollist të Skënderbeut.

Reagimi zyrtar i RTSH

Departamenti i Sportit në RTSH, ndjen për detyrim të sqarojë opinionin publik për disa lajme te pavërteta shpërndarë nga “dashamirës” të RTSH-së orët e fundit për përjashtimin, pezullimin apo largimin e tre gazetareve sportive që punojnë afër këtij departamenti.

Pejana Elezi, Sabina Mete, Trevisa Tufa janë dhe mbeten pjesë e Departamentit të Sportit pranë RTSH, madje ju ftojmë të ndiqni kronikat e tyre profesionale në edicionin e mbrëmjes në RTSH SPORT, ora 23:00.

Lajmet që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale janë më së paku të pavërteta, sepse nuk duam të besojmë që mediat serioze kanë dashakeqësinë ndaj punës profesionale që jemi duke bërë për ti ndryshuar pamjen Televizionit Publik për sa i përket transmetimeve sportive.

Kjo zhurme e gënjeshtërt behet pikërisht para transmetimit special qe do ti behet ekipit të Skënderbeut diten e enjte përballe Young Boys, ne Europa League drejtpërdrejt nga Elbasan Arena. Ju mirëpresim te gjithëve në orën 20:30, të enjten, në emisionin Studio Europa League, drejtuar nga Viola Spiro dhe përgatitur nga gjithë stafi i gazetareve dhe gazetarëve profesionistë të RTSH…. Shikim të këndshëm!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb