Një lokal është dëmtuar pas shpërthimit të një lënde plasëse mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë rreth orër 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Burimet nga policia konfirmuan se para një lokali persona të paidentifikuar kanë hedhur lënde plasëse dhe për pasojë janë thyer xhamat e vitrinës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb