Nga MARIGLEN MËRTIRI

TIRANË- Maturantët janë nën ethet e provimeve por edhe profesionit të ardhshme që do të marrin në jetë. Nga kjo e shtunë ata do duhet të përzgjedhin dy lëndë me zgjedhje në portalin e krijuar për ta U-Albania, të cilat maksimizojnë pikët e totalit për një degë në universitet.

Zhurma e krijuar e një viti më parë vijon të shkaktojë pasiguri tek maturantët por sipas drejtuesve të shkollave, informacion këtë vit ka qenë më i madh duke korrigjuar disa nga gabimet e shkuara dhe krijuar një pasqyrë më të qartë për ta.

“Mendoj që maturantët janë gati, informacioni i bollshëm, duhet të matin mirë çfarë kanë arritur në 3 vite dhe ku e ndjejnë veten më mirë, duke llogaritur lëndët preferenciale të zgjedhin kë lëndë do të japin me zgjedhje”, u shpreh drejtoresha Luiza Mustafaj.

Maturantët duhet të kenë kujdes universitetin që zgjedhin pasi kriteret janë të ndryshme për degë të njëjta në universitete të ndryshme. Por maturanti përmes këtij portal interaktiv ka mundësi të bëjë edhe pyetje ndaj paqartësive që mund të hasin.

“Pasi zgjedh universitetin, duhet pasur kujdes pasi ndryshojnë degët dhe kriteret nga një universitet në tjetrin, dhe të renditen të gjitha degët, klikon degën që do të dalin të dhënat e nevojshme, që nëse nuk i gjen, ke mundesi të bësh pyetje në faqe”.

Matura e 2017 ka edhe disa risi
“Gjuha e huaj me zgjedhje nuk do bëhet me dëgjim si vitin e  shkuar por si gjithë provimet e tjera. Nëse deri vjet për informacion duhet të klikonin në cdo universitet, këtë vit informacionin e kanë tek portali “U- Albania”, thotë Mustafaj.

Drejtuesit e shkollave nisur nga problematika e hasur një vit më parë kanë edhe një kërkesë drejtuar universiteteve për të mos pasur penalitete ndaj maturantëve.

“Këtë vit presim, ka një kërkesë të bërë ndaj universiteteve dhe mirë  do të ishte që të kishte proces çregjistrimi dhe në fazën e dyte të zgjedhin degët preferenciale”, shprehet ajo.

Plotësimi i formularit A1 nis më 25 mars dhe zgjat 3 ditë për qarkun e Tiranës dhe më përfundon më 5 prill. Ndërsa maturantët para vitit 2017 kanë mundësi të aplikojnë nga 6-10 prill në portal. Edhe këtë vit matura shtetërore është dalëse ndërsa nota mesatare për në universitet pritet të mos ndryshojë dhe të mbetet 6.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb