SHBA

Xhirimet e filmit të ardhshëm rreth agjentit të famshëm, James Bond janë pezulluar pasi Daniel Craig është lënduar. Aktori anglez 51 vjeç, thuhet se ka vrarë kaviljen gjatë xhirimeve të filmit të ardhshëm –‘Bond 25’ në Xhamajka.

Sipas ‘The Sun’ është nisur drejt SHBA-së për analiza më të hollësishme. Xhirimet për filmin filluan muajin e kaluar, katër vjet pasi filmi i mëparshëm rreth Bondit, Specter, u shfaq në ekranet e mëdha të kinemave. ‘Bond 25’ pritet që të dalë në të gjitha kinematë botërore në pril të 2020-ës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb