Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të huaja, gjatë performancës së tij në Euro 2016. Mësohet se mesfushori i Kombëtares ka një kontratë që përfundon në vitin 2017 te Rennes dhe në sezonin e kaluar ai u huazua te Nantes.

Sakaq francezja “Lequipe.fr” në një artikull kushtuar Lenjanit shkruan se ai nuk është në planet e kësaj skuadre, ndërsa dy klube të tjera kanë shfaqur interes për 26-vjeçarin.

Bëhet fjalë për Verder Bremen dhe AEK-un e Athinës, dy skuadra të interesuara për kartonin e tij, ndërsa mesfushori pritet të heq kështu dorë nga kampionati francez.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: