Futbollisti shqiptar Ermir Lenjani nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. Gjatë verës ai vendosi të qëndronte te skuadra e Renës në Francë, por hapësirat për të kanë qenë fare minimale. Trajneri i ekipit, Kristian Gurkuf, nuk e ka grumbulluar fare për takimin e nesërm në transfertë ndaj Monakos, duke e dërguar të aktivizohet me ekipin rezervë.

Minutat e pakta në dispozicion i kanë shkaktuar Lenjanit humbjen e vendit të titullarit në kombëtaren shqiptare, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Maqedonisë, trajneri De Biazi preferoi si titullar Jahmir Hykën.

Por në rast se lojtari i krahut të majtë do të bëhet vizitor i shpeshtë i rezervave të Renës, ai mund të rrezikojë edhe grumbullimin në kombëtare, duke qenë se trajneri i kuqezinjve njihet për dorën e tij të hekurt ndaj futbollistëve që nuk kanë hapësira aktivizimi në klubet e tyre./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: