Leo Donnarumma ka ardhur në jetë. Lajmi u bë i ditur nga babai i tij, portieri italian, Gianluigi ‘Gigio’ Donnarumma, i cili ka publikuar fotot e të porsalindurit nga materniteti.

Partnerja e tij Alessia Elefante mësohet se ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë më 13 shtator.

“Leo Donnarumma 24.09.13 ”, shkroi ai krahas imazheve ku mban në krahë të porsalindurin.

Gjithashtu edhe klubi i Paris Saint Germain, skuadra ku luan Donnarumma, ka bërë një njoftim në X: “Familja e Donnarumma është zgjeruar. Klubi i dërgon urimet më të mira Gigio dhe gruas që solli në jetë vogëlushin Leo. Nëna edhe fëmija janë mirë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: