Maxi Rogrigez ish lojtari i Atletiko Madrid hedh dritë mbi të ardhmen e Leo Mesit. Jashtë fushës së lojës ata janë miq me njëri-tjetrin dhe sipas tij, Leo i ka komunikuar se pas sezonit 2018 dëshiron ta mbyll karrierën tek ekipi i qytetit që ka lindur.

Përpos fitores së Barcelonës në fundjavë fituesi i 5 here topit të artë është lumturuar shumë edhe për fitoren e Newell kundër Rosario Central. Newell njihet si një nga ekipet më të pasionuara të futbollit në Argjentinë dhe Mesi nuk mund ta shmangë një transferim tek ekipi i zemrës ashtu siç tanimë bëjnë të gjithë lojtarët në përfundim të karrierës.

Maxi është një prej atyre që zgjodhi të linte Anglinë për Newell dhe Leo i ka folur disa herë për këtë çështje, që do të ndjek rrugën e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: