Leo Mesi ka folur si kurrë më parë në lidhje me atë që prej vitesh mediat dhe tifozët e cilësojnë si duelin e shekullit, sfidën ndaj Kristiano Ronaldos. Në një intervistë dhënë radios “94.7 Club Octubre”, ylli i Barcelonës ka deklaruar. “Sot ka shumë lojtarëc të mirë. Nejmar, Mbape, Suarez, Hazard, çdo kush nga këta mund të bëhet lojtari më i mirë në botë. Nuk e citova Ronaldon sepse ai është në një nivel me mua”.

Më pas Mesi flet për Ronaldon dhe ka fjalë nostalgjike për të. “Ka qenë bukur të luajë kundër tij dhe pse më ka bërë të vuaj. Bezdisesha shumë kur e shikoja që ngrite lart kupat me Realin. Do të ishte shumë bukur sikur të vijonte të ishte në Spanjë. Kam shumë respekt për Juven. është një skuadër shumë e fortë me lojtarë shumë të mirë dhe mbi të gjitha ka Ronaldon”!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb