Një titull me Argjentinën për t’u ndier i lirë që t’i thotë futbollit “mjaft”! Kjo është idea e Leo Mesit dhe kështu është shprehur numri 10 i Barcelonës në një intervistë dhënë për Fox Sports Radio Argentina nga grumbullimi me përfaqësuesen “Albiceleste”. “Do largohem nga futbolli pasi të kem fituar diçka me Kombëtaren. Do të vijoj të luftoj për këtë ëndërr”.

Mesi Xavi Iniesta
Mesi Xavi Iniesta

Por, për të mirën e futbollit dhe të spektaklit, shpresojmë që fjalët e tij të kenë qenë një hiperbolë që nuk do të përkthehet në realitet në rast se Argjentina triumfon në Copa America. Gjithsesi Mesi ka folur dhe për tema të tjera, mungesën e shokëve të rrallë në ekip si Ksavi dhe Injesta, admirimin për Nejmarin, mbrojtjen ndaj Suarezit, zhgënjimin përvëlues për eliminim e pësuar nga Liverpuli. Dhe, e fundit por jo më pak e rëndësishmja, ka folur për lamtumirën e Kristiano Ronaldos ndaj Realit, duke theksuar një koncept të shprehur dhe më parë.

Mesi Ronaldo
Mesi Ronaldo

“Kur ai iku, thashë se me largimin e tij do të dëmtohej shumë Reali i Madridit. Shumë u inatosën. Por kjo do t’i ndodhte çdo ekipi. Një lojtar si ai, që garanton 50 gola në sezon, i mungon La Ligas sepse lojtarët e mëdhenj e bëjnë më të mirë veprimtarinë. Kërkonim çdo vit t’ia kalonim njëri-tjetrit dhe kjo na bënte që të përmirësoheshim shumë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb