Analisti Leonard Olli, i ftuar në emisionin “Log.” në News 24, ka komentuar mbi formatin politik aktual në Shqipëri, duke theksuar se ky sistem po shkatërron jetën politike të vendit.
Olli shprehu shqetësimin e tij teksa tha se, duke u bërë një “kryetaro-kroaci”, Shqipëria ka kaluar nga një republikë parlamentare në një Republikë Kryeministrore. Ai shpreson që ky format politik, që është çimentosur në vend, të ndryshojë, duke theksuar se kjo ka ndikim negativ në funksionimin e institucioneve dhe në zhvillimin e politikës në Shqipëri.
Leonard Olli: Shpresoj të ndryshojë formati politik që është çimentosur në Shqipëri, që po shkatërron jetën politike në vend. Ditën që kemi ndërtuar kryetaro-kroacinë, kemi ndërtuar Republikën Kryeministore. Nga republikë parlamentare kemi kaluar në Republikë Kryeministrore.
(Balkanweb)