E ardhmja e Leonardo Bonucci-t duket larg Milanit. Problemet financiare që ka klubi italian mund të detyrojnë të heqë dorë nga kapiteni, kjo edhe për faktin se Bonucci përfiton një pagë shumë të lartë.

Për mbrojtësin kishte shumë oferta sezonin e kaluar, por ai zgjodhi të kalonte te Milani. Gjithsesi “djalli” nuk duhet të mërzitet pasi për qendërmbrojtësin ka ende interes nga mjaft klube.

Paris SG është i pari në skenë. Klubi francez kërkon që të përforcojë repartin difensiv dhe emri i Bonuccit shihet si opsion që falë siguri. Ndërkohë nga Premier League është Chelsea.

Blutë e Londrës janë duke punuar në përforcimin e skuadrës dhe si dhuratë për teknikun e ardhshëm Maurizio Sarri ata po vëzhgojnë me kujdes Leonardo Bonuccin. Nuk përjashtohet edhe alternativa Manchester United. Sidoqoftë deri më tani nuk ka asgjë konkrete, por sidoqoftë në ditët e ardhshme me shumë mundësi në shtëpinë e Milanit do të vinë edhe ofertat e para për Leonadro Bonuccin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb