Aventura e tretë e Leonardos te Milan po përfundon më shpejt se sa mendohej, është thjeshtë çështje ditësh, mbase orësh që Leo ta paraqis dorëheqjen e tij si drejtor sportiv. Braziliani po projekton një rikthim te PSG, por ky largim nga Milan vjen e imponuar nga disa rrethana, mbi të gjitha pasi kuqezinjtë dështuan të sigurojnë një vend në Champions League.


Leooo
Leooo

Sëbashku me Leonardon mund të largohet edhe Paolo Maldini, me ish futbollistin e famshëm që u rikthye te Milan nw rolin e drejtuesit me bekimin e brazilianit. Leo u thirr nga drejtuesit e ri të klubit për të ndërtuar një Milan konkurrues por blerjet e tij në merkato në pjesën më të madhe rezultuan të dështuara, mbi të gjithë në verë ku afrojë lojtarë si Higuanin apo Laxalt.


Milan
Milan

Gjërat duket se ndryshuan pak në janar ku arriti të godas me dy blerje të mira si Piatek e Paqueta por as këto nuk mjaftuan për ti dhuruar Milanit një biletë për në Champios League. Pa parat e turneut më të rëndësishëm në rang klubesh, fondi Elliot është i detyruar të nis një sezon të ri pa shumë emra të bujshëm e pa shumë kosto. Me largimin e Leonardos i hapet rruga afrimit të Luis Campos, drejtori sportiv aktual i Lillë. Sëbashku me Campos nga Franca mund të vijë edhe Leonardo Jardim, i cili mund të zëvendësoj Gattuson.
(BalkanWeb)