Drejtori i Milanit, Leonardo ishte i zemëruar pas eliminimit nga Liga e Evropës  nga skuadra e  Olympiacosit pas humbjes  me rezultat 3-1.

Momenti vendimtar ishte një penalti shumë e diskutueshme e Abates, kur grekët kishin në epërsi prej dy golave. “Ne jemi jashtë Ligës së Evropës dhe duhet të vlerësojmë gjithçka”, tha Leonardo për Sky Sport Italia.

“Mua më duket sikur penaltia nuk ka ekzistuar. Nëse eliminoheni nga Liga e Evropës për diçka të tillë dhe pa VAR, bëhet e vështirë të pranoni vetëm një rezultat. Është qesharake që një instrument si VAR, nuk mund të përdoret në garat evropiane për klube”, tha Leonardo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: