Në një intervistë dhënë të hënën në ‘Le Parisien’, Leonardo, drejtori sportiv i PSG, pranoi haptas për herë të parë se “Neymar mund të largohet nga PSG nëse ka një ofertë të përshtatshme për të gjitha palët, por deri më sot nuk e dimë nëse dikush dëshiron ta blejë atë ose me çfarë çmimi. E gjithë kjo nuk është bërë në një ditë, kjo është e sigurt … ”

Leonardo gjithashtu konfirmoi “kontakte shumë sipërfaqësore” me Barçën, megjithëse sqaron se “nuk kemi marrë ndonjë ofertë, por nuk kemi parë se Barcelona ishte me të vërtetë në pozitën e blerësit”, tha Leonardo.

Nga ana tjetër Neymar nuk është paraqitur ditësn e hënë në stërvitje çfarë ka thelluar edhe më shumë mosmarrëveshjet mes brazilianit dhe drejtuesve të klubit parizien.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: