Gazeta franceze “L’Equipe”, në edicionin e ditës së ejnte ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes ndeshjen e “Champions League” midis PSG dhe Barcelonës. Prestigjozja në artikullin e sotëm hedh dyshime mbi plagët psikologjike të Thiago Silva që sollën mungesën e tij në sfidën e së martës.

Javën e kaluar në Bordeaux kapiteni i kryeqytetasve pësoi një dëmtim muskulor dhe duhet të mungonte në supersfidën me Barça-n. Një mungesë që nuk ndikoi te PSG, pasi Presnel Kimpembe bëri një ndeshje brilante në mbrojtje, por shtron disa pyetje, për të mos thënë fantazi, brenda grupit parisien.

“Është e vështirë të thuhet nëse është thjesht i dëmtuar pasi analizat mjekësore nuk kanë treguar shumë, dhe duket sikur nuk ka dashur të luajë,” shprehet një burim anonim i L’Equipe.

Burimi shton se më shumë se një dëmtim muskulor, Thiago Silva ka munguar për shkak të brishtësisë psikologjike që pas Kupës së Botës 2014, dhe thuhet se ka qenë i frikësuar nga treshja MSN. E vështirë për t’u besuar. Është më e arsyeshme të thuash se lojtari, i cili së fundmi ka rinovuar deri në 2020, thjesht nuk ishte 100% i rikuperuar dhe se stafi mjekësor nuk donte të rrezikonte. Por me siguri që do të ketë mbetur i zhgënjyer që nuk arriti të ishte gati për ndeshjen kundër Barcelona-s.

PSG mundi bindshëm me rezultatin 4:0 spanjollët e drejtuar nga Luis Enrique me golat e Di Maria, Cavani dhe Draxler.

(e.k/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb