Një nga telenovelat e kësaj vere është drejt fundit. Barcelona dhe Atletiko Madrid kanë mbyllur gjithçka dhe Antuan Grizman do të jetë shumë shpejt një lojtar i ri i blaugranave të drejtuar nga Ernesto Valverde. Madje, prestigjiozja franceze “L’Equipe”, publikon dhe detaje të kontratës së sulmuesit.

Kështu Antuan Grizman do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Barcelonën, e cila do ta mbajë të lidhur në “Camp Nou” deri në vitin 2024. Prej kësaj kontrate, francezi do të përfitojë një rrogë marramendëse prej 17 milionë eurosh në sezon, duke e kthyer menjëherë në një nga “faraonët” e skuadrës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb