Partizani zhvilloi një fazë të bujshme transferimesh duke afruar në kryeqytet futbollistë me një CV shumë të pasur, elementë të cilët në letër pritet të bëjnë diferencën në futbollin shqiptar. Trajneri Franko Lerda mund të ndihet i plotësuar, të kuqtë kanë një organikë të pasur por është thuajse e pamundur që blerjet e verës ti shohim në fushë në sfidën e parë në Champions kundër Karabak.

1. Partizani Nuk Bind, Tjeter Humbje Per Lerda
1. Partizani Nuk Bind, Tjeter Humbje Per Lerda

Dëshira e teknikut italian ishte që këto lojtarë ti kishte në dispozicion gjatë fazës përgatitore që zhvilloi në Slloveni. Me grupin këtë periudhë punuan vetëm dy lojtarë, Felipe Melo dhe Enis Hakaj, dy lojtarë të cilët kanë bindur trajnerin Lerda dhe pritet të jenë në fushë nga minuta e parë. Pjesa tjetër e lojtarëve të ardhur rishtas i duhet ende kohë për të kapur formën e duhur fizike dhe për të përshtatur si duhet me idetë e trajnerit dhe me pjesën tjetër të lojtarëve.

2. Partizani Fiton Miqesoren E Pare, Vendos Goli Kardozo
2. Partizani Fiton Miqesoren E Pare, Vendos Goli Kardozo

Në këto kushte tekniku italian pritet të mbështet te lojtarë që mbyllën sezonin si kampion. Në portë nuk ka asnjë dyshim, Alban Hoxha pritet të zbres si kapiten dhe titullarë ndërsa përpara tij pritet të rreshtohet Hakaj dhe Ibrahimi në krah ndërsa Bitri dhe Belica do të formojnë dyshen e qendrës. Në mesfushe, Lerda pritet ti besoj një fanellë titullari Bruno Telushit, Esat Melës dhe Melos ndërsa ofensiva pritet të formohet nga Asani, Mensah dhe Çinari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb