Franko Lerda kërkon fitoren me Luftëtarin jo vetëm për të mbajtur vendin e parë dhe pas javës së 11-të të Kategorisë Superiore, por për të shpresuar dhe në një thellim të mundshëm të avantazhit duke qenë se rivalët përballen me njëri-tjetrin në këtë fundjavë. Në konferencën për shtyp në vigjilie të sfidës me gjirokastritët, italiani vë pikat mbi “i” dhe për çështjen “Mehmeti” si dhe i uron mirëseardhjen Kalarit në stafin e tij


Gjendja e skuadrës dhe ndryshimet që ndodhën këtë javë?
Këtë javë kemi punuar qetësisht. Ndryshimet që ndodhën nga klubi u pritën mirë nga të gjithë dhe puna vazhdon qetësisht.


Puna me Kalarin?
Me Kalarin kam një bashkëpunim të mirë, pasi kemi bashkëpunuar edhe me parë, për lojtarët që luajnë në Partizanin B. Kalari është një djalë inteligjent dhe njeh mirë Partizanin, do të jetë një ndihmë e madhe për mua. Do të jetë bashkëpunëtori im që do të më japë një ndihmë të madhe, pasi njeh skuadrën dhe ambientin. Mendoj që do të shkojmë mjaft mirë bashkë.


Largimi i Mehmetit, versioni juaj?
Largimi i Mehmeti siç e thashë më parë, ishte një zgjedhje e drejtuesve të klubit. Ishte zgjedhja më e mirë për Partizanin dhe të mirën e ekipit.

A janë mediat fajtore për klimën jo të mirë?
Nuk mendoj se janë mediat. Unë nuk i ndjek mediat. Informacionet e mia vijnë vetëm nga presidenti, drejtori dhe pjestarë të klubit. Nuk kondicionohemi nga mediat. Jemi të fokusuar brenda skuadrës dhe nuk mendojmë çfarë flitet jashtë familjes.

çfarë prisni nga ndeshja me Luftëtarin?
Pres një paraqitje të mirë, siç bëmë me Kukësin. Me pak fat më shumë, me më shumë kualitet në disa momente të lojës. Rruga është e duhura, jemi mirë fizikisht dhe mendërisht. Mendoj të vazhdojmë me këtë ecuri. Në ndeshjen e parë me Luftëtarin shënuam vetëm një gol. Kishim raste, por ishim të pasaktë para porte. Po punojmë të përmirësohemi në sulm, pasi na ka penalizuar pak. Krijojmë raste, bëjmë lojë, por gabojmë në finalizim ose në pasimin e fundit. Duhet t’i zgjidhim ndeshjet sa më shpejt.

Ndryshime në formacion?
Të gjithë kanë pasur mundësi të luajnë. Kemi pasur probleme me Telushin, Solomon,Koten. Kjo ka bërë që të luajnë lojtarë të tjerë. Solomon dhe Kote nuk do të jenë sërish, është rikthyer Telushi për ndeshjen me Luftëtarin.

A është Partizani skuadra më e fortë?
Unë besoj te skuadra. Ndeshja me Kukësin më shtoj besimin dhe më bëri krenar. Nëse do të vazhdojmë kështu mendoj se mund të bëjmë mirë. Nuk anashkalojmë skuadra si Kukësi dhe Tirana, ashtu si dhe Bylisin. Është një kampionat i vështirë.

Cili është rivali më i fortë?
Të gjitha ekipet i vlerësoj maksimalisht, nuk i druhem asnjë kundërshtari. Siç e thashë, tre skuadrat më lart janë të forta. Bylisi është një surprizë, nuk e di nëse do të vazhdojnë kështu deri në fund.

Kalendar i favorshëm?
I shohim ndeshjet një e nga një. Çdo gjë hap pas hapi. Kjo është metoda ime e punës. Kalendari nuk të jep pikë, t’i jep fusha, ndeshjet. Të shohim çfarë ndodh nesër, më pas shohim ndeshjen tjetër. Duhet të jemi të përqëndruar maksimalishte edhe nesër ndaj Luftëtarit, pasi kur luhet ndaj Kukësit apo Tiranës, përqëndrimi vjen vetvetiu.

Si ju duket kampionati me 10 ekipe?
Është skemë e vështirë, pasi kundërshtarët të njohin mirë, Janë katër ndeshje që do të duhet të përballesh me çdo ekip, për mua kjo gjë është diçka e re.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb