Një tjetër ndalesë do të shkëpuste më tej Partizanin nga rivalët direktë në garën për titullin kampion. Diçka që nuk mund t’ia lejojnë vetes Franko Lerda dhe të besuarit e tij, që si objektiv kanë mbrojtjen e trofeut në Superligë. Të kuqtë kërkojnë të kthehen te fitorja, një mision aspak i lehtë në transfertën e Shkodrës kundër Vllazninë, që po kalon një moment shumë të mirë në këtë sezon.


Lerda2 665x581
Lerda2 665×581

“I kam parë shumë mirë lojtarët mi. Skuadra ka treguar një kondicion të mirë gjatë kësaj kohe. Luajmë në një stadium shumë të bukur dhe në një fushë të mirë. Përballë kemi një kundërshtar që është i rreshtuar mirë taktikisht. Ndeshjet që ka bërë kanë qenë të mira. Stadiumi do të jetë i mbushur dhe kjo na jep një motiv më shumë për të bërë një ndeshje të mirë”, është shprehur trajneri Partizanit.


2. Derbi Karikon Partizanin, Lerda Kerkon Kryesimin
2. Derbi Karikon Partizanin, Lerda Kerkon Kryesimin

E vërtetë ajo që thotë tekniku i Partizanit, pasi interesimi në Shkodër është shumë i madh. Por në “Loro Boriçi” do të jenë të pranishëm vetëm tifozët e Vllaznisë. “Këtë e dimë dhe na vjen shumë keq. Ishim përgatitur për këtë gjë. Na vjen keq që nuk i kemi në krah, por do të luajmë për ata”, ka vijuar italiani. Pavarësisht mungesës së tifozëve të kuq, objektivi i Franko Lerda dhe Partizanit nuk ndryshon.


3. Partizani Thyen Tabune, Por Lerda Nuk Buzeqesh
3. Partizani Thyen Tabune, Por Lerda Nuk Buzeqesh

“Dua të fitojmë. Jam në ekipin kampion në fuqi dhe përgatitemi të fitojmë. Këtë do e kërkojmë. Kudo do synoja të fitoja. Nuk e si del ndeshja, është çështje tjetër. E rëndësishme është që përgatitemi për të fituar”, ka thënë Lerda. Në krah të trajnerit ishte Lorenc Trashi dhe Lerda nuk I ka kursyer elozhet për futbollistin që kthehet pas debutimit të shkëlqyer me Kombëtaren.“Është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Po tregon çdo ditë rritje dhe është një lojtar që gjithmonë jep maksimumin. Sikur vetëm 1% të kem ndikuar unë në paraqitjen e tij me kombëtaren, do të isha shumë i kënaqur”, ka përfunduar Lerda.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb