Ashtu siç kishte paralajmëruar dhe më herët “BalkanWeb” Dritan Mehmeti nuk do të jetë më ndihmës i Franko Lerdës. Sherri mes italianit dhe ndihmësit të tij shqiptar ishte një damkë e rënde në klubin e kuq, me drejtuesit që kësaj here dështuan ta mbanin çështjen brenda oborrit të shtëpisë.

Mehmeti nga sot do të jetë zyrtarisht trajner i ekipit B të Partizanit, duke zëvendësuar në detyrë Reinaldo Kalarin, që kishte udhëhequr skuadrën e dytë të kryeqytetasve gjatë këtyre javëve të para në Kategorinë e Dytë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Mehmeti në një prononcim dhënë “Panorama Sport”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: