Deputetët Toni Gogu dhe Flamur Noka janë përfshirë në një debat mes njëri-tjetrit në seancën e sotme në Kuvend.

Pas fjalës së Nokës ku foli në lidhje me skandalin tek Onkologjiku dhe hodhi akuza ndaj qeverisë për korrupsion, Gogu e ka ftuar opozitën që të bëhet pjesë e komisionit anti-korrupsion nëse ka ndërmend vërtetë ta luftojë këtë fenomen.

Pjesë nga diskutimi:

Toni Gogu: Ti harron që ngjason me ata çobenjtë që në krye të qoshes kanë vënë ujkun dhe ankohen pse iu zvogëlohet tufa në vathë. Mos fol për korrupsionin, por eja te komisioni i posaçëm dhe t’u japim shqiptarëve atë që presin, luftë ndaj korrupsionit kudo shfaqet. Por Muli me ujkun në zemër dhe vathën bosh mos vazhdo të flasësh. Eja të bëjmë luftën ndaj korrupsionit në çdo qelizë. Leri llafet dhe eja t’i futemi punës.

Flamur Noka: Berisha është simbol i antikorrupsionit. E ka vërtetuar që ju dhe SKAP nuk artikuluat një akuzë në 6 muaj që e mbani në arrest shtëpie. Më ftoni në komisionin e anti-korrupsionin. Me kë të ulëm me Vilma Nushin, Olsin apo…? Krimi e korrupsioni luftohen me vullnet politik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb