TIRANE – Zbulohen fotot “hot” të kapitenes së Kombëtares shqiptare në futbollin e femrave, Aurora Seranaj. Pak ditë më parë, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Panorama Sport”, Marçela Ndoci, futbollistja që aktualisht luan për ekipin e Juban Danja (skuadra e parë e krijuar në futbollin e femrave), tregoi mbi ekzistencën e femrave që kryejnë marrëdhënie mes tyre në ekipet e ndryshme të kampionatit shqiptar.


Sipas Ndocit, ky fenomen ekziston edhe në Kombëtaren shqiptare, ndërsa pranoi se si ajo vetë ishte ngacmuar seksualisht në një moment dhe menjëherë ka refuzuar.


Sakaq, ditën e djeshme gazeta arriti të siguronte një foto të kapitenes, ku është duke u puthur me një femër. Mes miqsh, futbollistja është pagëzuar me nofkën “Ronaldinjo”.


Në fakt, në foton intime mes Seranajt dhe një femre nuk konstatohet nëse ajo puthje ka qenë më tepër me doza humori apo se realisht mes tyre ka diçka serioze. Kjo mbetet enigmë. Nuk dimë realisht se çfarë ka dashur të thotë futbollistja e përfaqësueses kuqezi me këtë gjest provokativ.

E kontaktuar nga gazeta pak ditë më parë për pretendimet e ngritura nga mesfushorja e Juban Danjës se në futbollin e femrave ka lesbike, “Lola” hezitoi të japë një koment për këtë çështje. “Nuk kam asnjë koment”, ishte përgjigja e saj.

REAGON SERANAJ: NUK I JAP LLOGARI ASKUJT, E BËRA PËR LOJË

Pas publikimit të fotove, kapitenia e Kombëtares, Aurora Seranaj, ka reaguar përmes një statusi në “Facebook”, ku shkruan: “Në jetën time private mund të bëj shumë gjëra dhe s’i jap llogari askujt. Një nga ato kanë qenë lojëra të tilla me shoqe, s’jam as e para as e fundit. Janë gjëra private që s’kanë të bëjnë me futbollin, ekipin apo të prekë e të cënojë dikë. Faleminderit, kaq kisha”.
(er.nu/BalkanWeb)

Etiketa: