NGA ARTAN FUGA*

Hajde Shqypni hajde.
Stadiume shartuar me pallate.
Por dhe qytetare qe duan te futen ne mbledhje ministrish si ne kafe.
Shqypni me halle.

Gjithsekush ka estetiken e vet dhe krahasohet lundra me londren, bostani me bostonin, rrogozhina me romen.
Here tjeter mbledhjet e kkrt mrbsht lsguvzsh t’i bejne ne stadiume me nga tre milione vete. Te behen si pazari i Korces…

Kurse per aleancen shtet – pasanika te pasuruar nga shteti edhe kur ndertojme ta zeme stalla lopesh, afer tyre te ngreme edhe ndonje pompe karburanti thjesht per te dorovit bisnesin.
E bukura shqypni. E mencura shqypni.
Jemi qe jemi ne kafe a nuk ngjitemi ca per muhabet lart ne qeveri !!!
Se atje po lind nje estetike e re qe bashkon stadiumin me pazarin, lulishten me betonin, bunkerin me teatrin.

Lesh arapi.
Nuk kuptohet nese burokracia prodhon rrezistence apo rrezistenca legjitimon burokracine.
Punet e shtetit u bekan neper hotele.
Kurse opozicioni qytetar te permblidhet : me ler te kaloj te them atje lart dicka qe nuk them dot ketu poshte.

Pse nuk bejne mbledhje te krmtsh ne kat te dyte dhe nje mbledhje e rkplmpnpqsshrt ne kat te pare, te dyja me transmetime live!
Deqi e merr vesh moj Shqypni blogjesh anonime paguar me leke korrupsioni.
Pse bisnesit i del me leverdi te ndertoje nje kulle mbi cati stadiumi kurse investimit publik po e njejta kulle i del me humbje.
Hajde ekonomi hajde.
Neser do te shkojme pa ftuar ne dasma….

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb