Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj katër ish-zyrtarëve serbë të Policisë së Kosovës: Rade Radosavljeviç, Dragan Radojeviç, Milan Jovanoviç dhe Dejan Vukashinoviç, pasi dyshohen për kontrabandë me mallra.

Më 2 gusht, Gjykata lëshoi urdhërarrest ndaj katër ish-zyrtarëve serbë të Policisë së Kosovës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2011 dhe në vazhdim, në atë mënyrë që të pandehurit Rade Radosavljeviç, Dragan Radojeviç, Milan Jovanoviç, dhe të tjerë, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare duke kontrabanduar mallra të ndryshme, ndëpërmjet rrugëve ilegale nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, për të cilin pranë Prokurorisë janë duke u zhvillu hetimet në drejtim të disa veprave penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës./Insajeri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb