Një urdhërarrest mbarëkombëtar është lëshuar për udhëheqësin politik serb të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili kërkohet në një hetim për një sulm ndaj rendit kushtetues, tha sot një zyrtar i lartë i policisë lokale.

“Dje morëm një urdhërarrest në sistemin tonë kundër Milorad Dodik, president i Republika Srpska (RS), entiteti serb i Bosnjës si dhe kundër kryeministrit të tij dhe kryetarit të parlamentit të tij”, tha për televizionin lokal drejtori i policisë së entitetit kroato-musliman, Vahidin Munjiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: