TIRANE- Policia e Tiranës ka ndaluar sot specialistin e Instituti të Shëndetit Publik, Eljon Karaj pasi akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Burime zyrtare bënë me dije se 33-vjeçari u ndalua me iniciativë nga Seksioni për Hetimin e korrupsionit Tiranë, pas pamjeve filmike të transmetuara mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Zyrtari akuzohet se lëshonte libreza shëndetësore false kundrejt shumave prej 6000 lekë të reja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: