TIRANE

Nisur nga libri i Ismail Kadaresë “Nga një dhjetor në tjetrin”, gazetari Mentor Kikia dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, kanë mbajtur një bisedë duke vënë shkrimtarin përballë politikës në kohë të ndryshme në vendin tonë.

Nga Noli te Lasgushi te shkrimtarët e shumtë të viteve 90-të që jetonin mes politikës e letërsisë si edhe vetë Mustafaji, u sollën në vëmendje.

“Kadare shkruan që shteti totalitar i kërkon shkrimtarit të braktisë letërsinë e të kthehet në reporter në shërbim të regjimit. Kundërshtarët e regjimit, i kërkojnë, të braktisë letërsinë e të kthehet në denoncues politik të regjimit”, tha Kikia.

Ndërkaq, sipas Besnik Mustafajit, “Letërsia jonë i ka të dy shembujt, ka Lasgushin që ka qenë parnasian dhe ka bërë vetëm poezi. Dhe ka numrin më të madh të personaliteteve që kanë bërë politikë dhe që është traditë e Rilindjes. Tradita jonë është që shkrimtari është ndjerë i detyruar të marrë përgjegjësi para kombit dhe të shprehet për fatin e kombit.

Në librin “Nga një dhjetor në tjetrin”, vetë Kadare, mban një qëndrim politik, ku Mustafaj gjen pozicionimin e shkrimtarit.

“Ai thotë se isha evolucionist, jo revolucionar dhe është një pohim që duhet marrë parasysh kur gjykohet Ismaili”, vërejti Mustafaj.
Biseda u mbajt në Shtëpinë Sudio “Kadare” ku shkrimtari jetoi dhe shkroi një pjesë të veprave të tij. Ikjen nga Shqipëria për azil në Francë, Kadare e përshkruan si ikje drejt vetmisë e burgut pas një takimi e dy letrave për Ramiz Alinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: