TIRANË

Partia Demokratike, aleatët e saj si dhe Lëvizja Socialiste për Integrim tre ditë më parë njoftuan për djegien e mandateve të deputetëve.

Ky vendim erdhi menjëherë pas protestës së të shtunës, e cila nuk kaloi pa kritika edhe nga ndërkombëtarët, pasi sipas tyre, qytetarët përdorën dhunë ndaj institucionit të kryeministrisë.

Por kjo nismë e opozitës së bashkuar nuk ka kaluar vetëm me kritika. Gjatë ditës së sotme një zë mbështetës ndaj tyre vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për  Federatën Pan-shqiptare Vatra në Michigan, e cila përmes një deklarate që mban datën e sotme shpreh mbështetjen për opozitën e bashkuar për djegien e mandateve dhe krijimin e një qeveria tranzitore, ashtu siç synojnë të gjithë aktorët opozitarë në vend.

Duke listuar një sërë problemesh që shqetësojnë jetën e shqiptarëve, kjo federatë e quan të drejtë lëvizjen e opozitës.

Auto Whatsapp Image 2019 02 20 At 15.06.001550674265 (1)
Auto Whatsapp Image 2019 02 20 At 15.06.001550674265 (1)

 

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb