Qindra sirianë largohen çdo ditë nga shtëpitë e tyre në kërkim jo të pasurive por për të shpëtuar jetën. E ndërsa ata largohen lënë të hapur edhe plagën e brezit të ri, fëmijëve, të cilët po përballen me tmerr të pafundme dhe dëshpërimi i tyre po manifestohet gjithnjë e më shumë.

Në rrjetet sociale është shpërndarë letra e një fëmije sirian, i cili e tregon më së miri se çfarë po ndodh. “Kur të mbarojë lufta në Siri do t’i mbyllim portat nuk duam askënd të na vijë. Gëzimin tonë do ta festojmë vetëm, siç jetuam vuajtjet tona…vetëm”, ka shkruar ky fëmijë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: