Analisti politik Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se në letrën e Metës drejtuar Ramës, vë re diçka interesante.


Lubonja u shpreh se Rama flet me lloj-lloj fjalësh kundër Metës, ndaj presidentit, ndërsa kreu i shtetit nuk ia kthen me të njëjtën gjuhë. Sipas Lubonjës, Rama përdor gjuhë të fortësh, sepse e di se është i mbrojtur dhe ka pas kriminelë.


“E lexova letrën e Metës. Nuk kishte sharje. Kurse Rama degradon me një gjuhë që jo kryeministri, por as një shqiptar normal nuk duhet që t’ia lejojnë vetes. Por pse e bën Rama këtë? Rama e bën këtë sepse e di se është i fortë. E di se ka lidhjet kriminale, se ka kriminelët pas vetes. Kjo është një diktaturë e mbushur me krim,


E dëgjova mirë ato që janë thënë në Durrës. Ishte skandal, por ky del pa pikë turpi e thotë e lavdëron Vangjush Dakon përpara popullit. Këtë e bën Rama. Ai bashkëpunon me krimin, këtu trafikohen para droge. Ka diktatura, ka fashizëm, por të tillë regjim në bashkëpunim të hapur me kriminelë, kjo është tejet normales”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja shtoi se Rama e ka projektuar një regjim të tillë kriminal dhe se e ka projekt të gjatë.

“Unë kam shkruar një shkrim sot. Rama bashkëpunon me kriminelët dhe kjo u pa në dosjen e Durrësit dhe të Dibrës. Por shkrova diçka interesante. Kam përmendur Sadri Abazin, i cili iu thotë dibranëve që ta votojnë Edi Ramën sepse do rrijë në pushtet e pakta 10 vjet. Pra, Rama e ka projektuar këtë sistem kriminal që të zgjasë, e pakta 10 vite sa thotë Abazi”, tha Lubonja ndër të tjera.

(d.xh/Balkanweb)

Etiketa: