TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për letrën që ministret e kabinetit Rama i dërguan Holandës pak ditë të më parë, ndërsa kërkuan prej saj, që të mbështesë Shqipërinë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Me një shënim në “Facebook”, Berisha e cilëson këtë veprim si të turpshëm si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Sipas tij, ministret e qeverisë Rama gabuan shumë rëndë duke ofenduar të gjithë nënat shqiptare.

Postimi i Berishës:

Gabuat rende o ndrikulla “krenaria” e Edvin Mafise! Ne historine dhe histerine e parodise se lobimit te narkoshtetit per joshje dhe miresime per hapjen e deres se negociatave te mbyllura nga Edvin Mafia, do mbetet thagme e madhe letra qe ndrikullat e partise Kanabiste iu derguan burrave dhe grave anetare te kabinetit te Mbreterise te Hollandes.

Kjo ishte nje thagme sepse bazohej ne nocionin e keqperdorimit te gjinise se tyre nga kreu i meduzes si ne forme ashtu dhe ne substance. Duke firmosur vetem ndrikullat dhe jo kumbaret letren me pretekstin se ne narkoshtetitin e Edvin Mafise ndrikullat jane me te “pasterta” se kumbaret, harruat se kur ju shohin te rrethuar me badiguard, makina luksi e salltanete deri ne kup te qiellit per te tilla ju nuk mund ti shiti as rojes se dikasterit tuaj. Ne sfondin e zi te kumbareve te narkoqeverise, per te mos thene shprehje tjeter, dukeni binjake siameze me njeri tjetrin.

Perveç kesaj gafuat perseri, sepse ne doktrinen e qeverisjes, ne nje vend te civilizuar ministrat pavaresisht nga gjinia apo orjentimi seksual jane “interpares” pra te barabarte njeri me tjetrin kurse ne narkoshtet ministri i droges eshte superministri dhe kryeministri eshte krye kreu i meduzez. Shkurt, sado te zinj jane koleget tuaj kumbare, ju jeni kopje e tyre ne gjinine tjeter.

Por gafe akoma me e madhe ishte dhe substanca e letres tuaj. Ajo ishte skandaloze. Do mjaftohem lidhur me kete te fundit te rikujtoje ketu vetem faktin tragjikomik se sipas letres te shkruajtur nga vet kreu i maduzes, ndrikullat e qeverise shqiptare admironin shume njerin nga vendet me te zhvilluara te Europes, per zgjidhjen aty te problemeve te orjentimit seksual a thua se qeveria dhe parlamenti i Mbreterise se Hollandes i kishin thene jo hapjes se negociatave me Shqiperine se ajo ka probleme apo ngerçe ne fushen e orjentimit seksual.

Kjo ishte nje tallje e madhe se pari me vehten tuaj dhe sigurisht kjo nuk ju ben pershtypje ju peronalisht por eshte lenduese per çdo grua, nene, moter te ketij vendi kur ju flisnit ne leter ne emer te tyre paçka se recitonit permendesh nje pamflet te turpshem te shkarravitur nga nje bipolar ne faze manjakale qe beson se do mund te mashtronte nje qeveri dhe nje parlament me pergjerimet e shtira te ndrikullave te narkokabinetit te tij. sb

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb