FRANCË– Le Figaro ka publikuar një letër të një xhihadisti islamist nga Franca që është renditur përkrah ISIS.

Në këtë letër, ai kërkon ndihmë nga nëna e tij, që të ikë nga ISIS, pasi sipas tij ata po e detyrojnë të bëjë gjera që nuk i dëshiron.

Në letër gjithashtu i riu nga Franca shpreh shqetësimin e tij se çfarë do të ndodhë me atë nëse kthehet, pasi i druhet frikës nga burgu.

Në letër veç të tjerash shkruhet:
E dashur nënë, ata duan të më dërgojnë në front, por unë nuk di si të luftoj. Por nëse kthehem në Francë çfarë do të ndodhë me mua? A do të më burgosin? Jam shumë i lodhur teksa vazhdoj të qëndroj në mesin e tyre. iPodi im nuk punon këtu. Kam vendosur të kthehem në shtëpi por nuk di si ta bëj këtë. Ata po më shtyjnë të bëj gjëra që nuk dua!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: