Një punëtor i ka dërguar punëdhënësit të tij një letër dorëheqjeje, përpara se të pushohej nga puna. Letra është kthyer në hit në internet.

“Më vjen keq që njerka ime vdiq kaq papritur nga kanceri. Më vjen keq që nuk jam një robot, dhe u rrëmbeva emocionalisht nga ikja e saj, dhe mu desh të mungoja në punë. Më vjen keq që u sëmura dhe përsëri m’u desh të mos vija në punë sepse nuk doja të sëmurja edhe kolegët. Më vjen keq që kam punuar 47.5 orë në javë pa u paguar për orët ekstra.

Duket qartësisht që unë jam një punonjës tmerrësisht i dobët dhe për këtë kërkoj falje. E di që e keni bezdi që dikush t’iu thotë se si ta bëni punën tuaj, por iu sugjeroj të gjeni zëvendësuesin tim, menjëherë”, thuhet në letër, citon t.sot. Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, por mediat që e kanë publikuar e kanë mbajtur të fshehur identitetin e punonjësit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: