Pas fitimit për herë të pestë të “Topit të Artë” nga i biri, gjë që nuk e ka bërë asnjë futbollist deri më tani, babai i tij, Jorge, ka shkruajtur një letër emocionuese për të birin. Ai kujton vështirësitë që kanë kaluar për të arritur deri këtu. “Ditën kur u larguam nga Argjentina kishim një bagazh me ëndrra dhe iluzione, mirëpo edhe shumë frikë. Lionel dukej shumë i lumtur me këtë udhëtim. Sigurisht, në mendjen e tij qëndronte vetëm ideja se si të shkojë dhe të mbetej në Barcelonë.

Por gjithashtu mendonte vetëm si të arrijë deri tek gjëja që e donte më së shumti: futbolli. Sot, ndodhemi në një vend që ndoshta kurrë nuk e kishim imagjinuar, një vend magjik, i cili nisi të shkëlqej nga viti 2007 dhe vazhdoi për nëntë vite radhazi, ku më të shumtën e herëve u bë mbret i botës së futbollit. Që nga familja, të gjithë jemi krenarë që ka arritur këtë sukses të madh, duke lënë pas gjëra me shumë vlerë, shkruan tg.

Shpirti dhe kapaciteti yt është superior ndaj dëshirës për të fituar çdo ditë, e cila e motivon edhe më shumë për të triumfuar dhe për të na bërë krenarë të gjithë të tjerëve që jemi pranë tij”, shkruan Jorge Horacio, babai i Lionel Messi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: