Tejlor Smith ishte një 12-vjeçare normale, e cila papritmas u godit nga një pneumoni e rëndë. Mjerisht, sëmundja doli më e fortë dhe ajo ndërroi jetë pas një beteje të shkurtër.

Të nesërmen e vdekjes, prindërit e vajzës shkuan në dhomën e saj për të risjellë në mendje disa prej kujtimeve të së bijës. Sytë u zunë një letër të fshehur në një cep. Ata menjëherë e dalluan shkrimin e Tejlorit. Pasi e morën në duar, kuptuan që letrën vajza ia dërgonte vetes së vet, por nuk duhej hapur para 13 prillit 2023.

Përkundër paralajmërimit në zarf, prindërit e vajzës, Meri Elen dhe Tim, ishin kureshtarë rreth asaj çka kishte shkruar e bija. Pasi e lexuan, ata kuptuan se sa krijuese, stoike dhe plot gaz shfaqej bija e tyre në atë letër. Në mesazh, Tejlori e nxiste veten të vazhdonte të punonte fort për të arritur qëllimet e veta si dhe e përgëzonte veten për diplomimin, citon t.sot.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: