TIRANË

Ish-ministri i për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka ndarë me ndjekësit një letër në rrejtet sociale, e cila i është dërguar nga ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Ai thekson se Gjermania ka mbështetur dhe vijon të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë drejt rrugës europiane. Ish-shefi i diplomacisë së jashtme, Ditmir Bushati shprehet se shteti i Gjermanisë është një partner i ndershëm dhe kritik i drejtë i vendit tonë.

“Gjermania mbetet një partner i ndershëm dhe kritik i drejtë i vendit tonë, mbështetëse e palëkundur e transformimit demokratik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kënaqësi të merrja sot letrën e kolegut e mikut të shumë vlerësuar, ministrit të jashtëm gjerman Heiko Maas, që konfirmon këtë rol të pazëvendësueshëm të partnerit tonë por dhe besim të palëkundur te rrugëtimi ynë europian. ???? Ambasada Gjermane Tiranë”, shkruan Bushati.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb