Drejtuesja e Prokurorisë së Pukës, i drejtohet kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi përmes një letre dhe shpreh shqetësimin e mos plotësimit të organikës në këtë institucion.

Elidjana Kasa i referohet urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm të datës 31.01.2018 që Prokuroria e rrethit gjyqësor Pukë të ketë tre prokurorë, por shton se që pas transferimit të një prej prokurorëve, më datë 08.01.2018 në këtë prokurori ka mbetur vetëm ajo, drejtuesja.

Letra2

Duke pretenduar se ngarkesa në punë është e madhe dhe e papërballueshme për një prokuror të vetëm Elidjana Kasa kërkon plotësimin e vendeve bosh. Po ashtu ajo thotë se për shkak të lidhjeve fisnore, duke qënë nga Puka, e ka të vështirë të ushtrojë funksionin e saj në disa procedime apo arrestime në këtë qytet.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb