Në Ditën e të Dashuruarëve, DPA ka zgjedhur një mënyrë krej të veçantë për të kremtuar këtë ditë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka ndarë në rrjetet sociale letrat e dashurisë së disa prej kolosëve të letrave shqipe, Poradecit, Migjenit etj, duke përcjellë pasionin e tyre.

“Përmes letrave, një nga format më të hijshme të shprehjes së ndijimeve, klasikët tanë kanë përjetësuar muzën e veprave të tyre, gruan”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Në përputhje me simbolikën e ditës së Shën Valentinit, DPA sjell një buqetë kartolinash me vargjet e autorëve të mirënjohur, duke ftuar lexuesit të përzgjedhin njërën prej tyre, për t’ia shprehur dashurinë njeriut të zemrës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

DPA shton se, në erën digjitale letrat cilësohen anakronike, por mbeten gjithsesi mënyra më autentike e shprehjes së emocioneve.

Kartolinat e përzgjedhura janë shkruar nga Lasgush Poradeci, Llukë Karafili, Migjeni, Mit’hat Frashëri e Andon Z. Çajupi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb