TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dy letrat e kryeministrit Edi Rama dërguar liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa e cilëson si një veprim që synon t’i shpallë “luftë popullit opozitar”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha  thekson se letra e dytë e Ramës nuk e ka vendin askund por  vetëm në koshin e plehrave. Ai theksoi se kryeministri shqiptar nuk mban përgjegjësi për gjendjen dhe krizën ku ndodhet vendi.

“Ai është i vetmi shqiptar sot mbi tokë që nuk ndjen asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar, që gjithçka e projekton, e nxjerr tek kundërshtari. Të shkruash letër duke nxjerrë të gjithë vrerin te kundërshtari, kësaj i thonë të ftosh duke vjellur vrer te kundërshtari.

Ai i shpall luftë popullit opozitar. Tregon vetëm një trashëgimtar primitiv të etërve të tij ku thotë se do të jetë një ogur i mirë që ky grupim të zhduket. Ai kthehet në instiktin e hakmarrjes atërore.

Nuk mundet kurrë një kryetar qeverie të thotë se do jetë ogur i mirë zhdukja e opozitës. Imagjinoni se cilin keni Kryeministër. Keni një bastard të etërve të tij mizorë që e mbajtën vendi. Që në këtë moment ajo letër është për t’u hedhur në kosh të plehrave”-tha Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: